Gjimnazistët kreativ të komunitetit turk realizuan projektin “Panaroma e Prizrenit”

Nxënësit në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren po vazhdojnë të jenë të suksesshëm në projektet e fushave të ndryshme, shkruan Gazeta e Re

Kësaj radhe, nxënësit e komunitetit turk kanë realizuar një punim të cilin e kanë quajtur ” Panorama e Prizrenit”, ku këtë punim kanë kushtuar qytetit të tyre.

Në projektin “Panorama Prizren”, nxënësit hulumtuan rreth qytetit të Prizrenit për sa i përket historisë (artefakte historike), gjuhës turke (literaturë poetike për qytetin e Prizrenit), biologjisë (bimë medicinale përreth qytetit), gjeografisë (tiparet gjeografike të qyteti – klima, lumenjtë, popullsia).

Nxënësit përveq punimeve  kanë zhvilluar një aplikacion për kodin QR në mënyrë që të marrin informacion në lidhje me qytetin (objekte historike, informacione rreth bimëve medicinale, poezi për qytetin dhe veçoritë gjeografike të qytetit), përmes këtij kodi, qytetarët mund të hyjnë në faqen e internetit të krijuar nga nxënësit dhe të marrin informacion në lidhje me temat që janë përpunuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Nxënësit që morrën pjesë dhe realizuan këtë punim në kuadër të projektit janë : Berra Haci, Efdal Guzhda, Fadil Bayrami, Yeliz Dukacin, Esma Arslan, Sarah Vasiya. Kurse mësimdhënësit që kontribuan në realizimin e këtij projekti janë: Fetnan Derviş, Semra Tüfekçi, Selma Şonda, Sunay Kabaş. /Gazetaere


Kategoritë
KulturëLajme