Jovan Mitreski ia ka dorëzuar sot pasdite postin e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashit dhe e ka uruar për zgjedhjen.
Pas marrjes së detyrës së re, Gashi i falënderoi qytetarët dhe deputetët që e mbështetën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më e rëndësishme është që të forcohen institucionet, të maturohen si shtet dhe si institucione”, thekson Gashi.
Ndërsa Mitreski i uroi Gashit suksese në punën e tij.
“Në mënyrën më demokratike dua të respektoj vullnetin e shumicës së udhëhequr nga OBRM-PDUKM që Afrim Gashi të zgjidhet kryetar i Kuvendit dhe në të njëjtën kohë ta përgëzoj. I uroj suksese në punën e tij dhe Kuvendit në tërësi, përfshirë të gjithë deputetët”, tha Mitreski.
Ndryshe, sot Afrim Gashi me 76 vota “për” u zgjodh kryetar i Kuvendit të RMV-së, si propozim nga deputetët e VLEN dhe OBRM-PDUKM-së. Këto të dy koalicione janë në negociata edhe për formimin e Qeverisë së re të RMV-së./Telegrafi/