Futbollisti i Serie A kërkon karton me ngulm, arbitri e nxjerr blof (Video)

Futbolli na ofron episode nga më të çuditshmet dhe këtë herë vëmendjen e ka marrë një ngjarje e ndodhur në Serie A.

Gjatë ndeshjes Udinese-Torino, një lojtar i “Demave” ka kërkuar me ngulm të ndëshkohet me karton të verdhë, në mënyrë që të pezullohej për ndeshjen kundër Venezia.

Alessandro Buongiorno heq qëllimisht fanellën dhe i bën me shenjë arbitrit që po bën shkelje dhe se duhej ndëshkuar me të verdhë.

Arbitri nuk ra në grackën e futbollistit të Torino i cili nuk dëshiron të rrezikojë prej kartonëve të verdhë derbin kundër Juventusit dy javë më pas.

Kategoritë
Sport