Fotografi nga Nju Jorku, gratë viktima të luftës së Kosovës pjesë e seancës së Këshillit të Sigurimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka marrë Elhame Muqollin, të mbijetuarën e masakrës së Poklekut në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Neë York, për të treguar se si forcat serbe kishin vrarë dhe djegur edhe foshnje për së gjalli në tmerrin që ajo i mbijetoi.

Përveç Muqollit me Osmanin janë edhe Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Shyhrete Tahiri.

Osmani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka folur për krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë.

Në këtë mënyrë Osmani ka marrë me vete dëshmitarë që tregojnë për veprimtarinë e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kategoritë
BotaLajmeVendi