U tregua i jashtëzakonshëm mbrëmë, Muriqi futet në formacionin e javës në Superligën e Turqisë

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është futur në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.

Muriqi shënoi katër gola në fitoren e thellë të Fenerbahces 8:0 ndaj Eyupsporit.

Në sajtin e njohur të statistikave “Sofascore”, sulmuesi kosovar është vlerësuar me notën 10.0 dhe është futur në 11-shen më të mirë të javës.

Me notë 10.0 është vlerësuar edhe Mohamed Salah – i cili realizoi hat-trick ndaj Galatasarayt.

Screenshot

Kategoritë
Sport