Edita Tahiri: Kurti synon ta hapë Urën e Ibrit për ta kaluar Asociacionin

Gjatë seancës së Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje më 31 maj kërkuan që të zbatohet vendimi për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për trafik.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, po thotë se hapjen e urës po e synon kryeministri Albin Kurti dhe me këtë dëshiron që ta kalojë Asociacionin.

“Kurti synon ta hapë uren e Ibrit per ta kaluar asociacionin, perndryshe ne kete bojkot total te pakices serbe dhe mungeses se institucioneve shteterore te Kosoves ne veri kush do te kaloëj neper ure? Populizmi i Kurtit ka humbur rrugen ne oborrin e vet…”, ka shkruar Tahiri.

Ura kryesore mbi lumin Ibër që nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore të banuar me shumicë shqiptare dhe atë veriore të banuar me shumicë serbe.Për këtë çështje Bashkimi Europian dhe KFOR kanë thënë se kjo duhet të diskutohet në Bruksel në kuadër të dialogut dhe të vendoset për këtë çështje.

Kategoritë
LajmeVendi