Edhe zyrtarisht Valon Osmani, Kryetar i ri i Lirisë

Valon Osmani edhe zyrtarisht është kryetar i klubit prizrenas, FC Liria.

Ai ka marrë drejtimin e klubit pasi largimit të Rrahman Kiçe, disa ditë më parë.

Liria përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se ditët e ardhshme do të informojmë edhe për aksionarët tjerë të klubit.

Njoftimi i plotë:

Valon Osmani, Kryetar i ri i FC Liria

Biznesmeni nga Prizreni, Valon Osmani zyrtarisht është zgjedhur Kryetar i FC Liria.

Pas konsultimeve të gjata me qytetarët dhe futbolldashësit e Prizrenit, Osmani i’u ka përveshur punës për ri-organizimin e klubit.

Osmani ka premtuar angazhim maksimal për mbarëvajtjen e mirë të klubit.

“Qëllimi ynë është puna e mirë në klub. Presim bashkëpunim nga futbolldashësit dhe mbështetje nga qytetarët e Prizrenit, Komuna e Prizrenit si dhe komuniteti i bizneseve.

Me punë dhe plane afatgjate do të synojmë të rikthejmë klubin në mesin e më të mirëve në vend”, ka deklauar pasi pranoi detyrën e re, Osmani.

Derisa Osmani do t’i prijë FC Liria, në ditët në vazhdim do të ju informojmë edhe për aksionarët tjerë të klubit.

Kujtojmë se FC Liria këtë vit do të garoi në Ligën e Parë të Kosovës, derisa ditë më parë nga klubi është larguar pronari, Rahman Kiçe.

 

Kategoritë
Sport