E FUNDIT: Dorëzohet edhe agjencia e lajmeve të opozitës në Turqi, Erdogan kalon në përparësi

Më shumë se 64 milionë qytetarë të Türkiyes me të drejtë vote në raundin e dytë zgjodhën mes presidentit aktual Recep Tayyip Erdoğan, kandidat i Aleancës së Popullit si dhe kandidatit të Aleancës opozitare të Kombit, Kemal Kiliçdaroglu.

Qendrat e votimit në gjithë Türkiyen u mbyllën sot në orën 17:00 me orën lokale, duke i dhënë fund votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.

Kutia të hapura: 88,8%

Erdogan: 50,65%

Kılıçdaroglu: 49.35%

Nëse zgjedhjet mbarojnë me këtë rezultat atëherë presidenti aktual, R.T Erdogan do te vazhdoje edhe 5 vjet mandatin e tij si President.

Ndryshe, në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 14 maj, Erdoğan fitoi 49,51 për qind të votave, ndërsa lideri i opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu, 44,89 për qind të votave, transmeton Gazeta e Re.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni