Edin Dzeko do të nënshkruajë marrëveshje deri në qershor të vitit 2023.
Futbollisti i kombëtares së Bosnje e Hercegovinës, Edin Dzeko, është afër transferimit në klubin italian Inter, ku sot duhet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Një video e sulmuesit boshnjak u publikua në rrjetin social Twitter këtë mëngjes ku ai dhe gruaja e tij u panë në aeroportin privat Ciampino në Romë, nga ku u nisën për në Milano ku do të nënshkruajë një kontratë me klubin e ri.
Sipas medias italiane SkySports, një marrëveshje me klubin pothuajse është arritur dhe detajet duhet të dihen në orët e ardhshme.
Dzeko do të nënshkruajë kontratën deri në qershor të vitit 2023, njoftoi gazetari i famshëm sportiv Fabrizio Romano.
Vendin e tij në Romë duhet ta zërë sulmuesi i Chelsea, Tammy Abraham, ndërsa Romelu Lukaku do të shkojë në klubin londinez nga Interi.