Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka bërë të ditur se kryeministri Dritan Abazovic i kanë dështuar frenat e Mercedesit shtetëror gjatë vozitjes.
Ata theksuan se autoritetet po përcaktojnë sesi sistemi i frenimit të makinës ka dështuar papritur dhe se është nisur një kontroll i jashtëzakonshëm. Nga kontrollet e deritanishme bëhet me dije se bëhet fjalë për avari për shkak të vjetërsisë dhe kilometrazhit të madh të automjetit, por po ashtu theksohet se nuk ka pasur tregues të mëparshëm që do të tregonin se mund të ndodhte avari.
Sipas informacioneve të Vijestit malazez, frenat kanë pushuar plotësisht derisa Abazovic ka qenë në Obzovicë, rreth pesëdhjetë metra para tatëpjesës së madhe. Pasi automjeti u ndal në makadamin buzë rrugës, Abazoviq u fut në një makinë tjetër nga eskorta. Që atëherë, ai ka përdorur një automjet tjetër zyrtar, një Audi.
Ngjarja ka ndodhur më 31 korrik dhe Abazovic në atë kohë ishte në një vizitë zyrtare në Tivat.
Drejtoria e Ministrisë së Punëve të Brendshme përgjegjëse për sigurimin e zyrtarëve thekson se 12 vjet është mosha mesatare e mjeteve motorike zyrtare, të cilat përdoren në kuadër të Departamentit për sigurimin e personave të mbrojtur shtëpiak për të kryer punë për mbrojtjen e sigurisë të personave të mbrojtur.
Ata theksojnë se makina ka pasur mbikëqyrje 24 orëshe dhe është mirëmbajtur dhe servisuar teknikisht.
















