Blinken: Shqipëria rekord turistësh vitin e kaluar, ndoshta do të vij gjatë finaleve të Kupës Europiane

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken në një takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, tha se lidhjet e fuqishme midis dy vendeve tona shihen edhe në shumë mënyra të tjera.

Ai u shpreh se Shqipëria u vizitua vitin e kaluar nga një numër rekord turistësh.

“Vitin e kaluar vizituan Shqipërinë një numër rekord turistësh. Ekipi juaj i futbollit u kualifikua për herën e dytë në Kampionatin Europian”, tha ai.

Blinken shtoi se në vitin 2016 ishte hera e fundit që një Sekretar Shteti vizitoi Shqipërinë.

“Ndoshta unë do të vij gjatë finales së kupës europiane e ndoshta mund t’ju ndihmoj. Ju po shikoni edhe lidhjet e fuqishme midis dy vendeve tona edhe në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj por jo edhe shumë të rinj po vallëzojnë me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë, një nga njerëzit që po lind botën për AI është Mira Murati. Në New York një nga restorantet më të mira është shqiptar”, deklaroi Sekretari Blinken.

 

Kategoritë
LajmeRajoniVendi