BIRN: Radoicic është i lidhur me kultivuesit e marihuanës në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një viti e gjysmë të kaluar ka zbuluar 11 laboratorë të kultivimit të marihuanës në veri të Kosovës dhe policët që i kanë menaxhuar këto veprime pohojnë se personat që janë kapur në atë biznes ilegale kanë qenë të lidhur me Milan Radoiçiqin.

Në fshatin Izvor, që gjendet në mes të Leposaviqit dhe Zubina Potokut, pranë vendkalimit administrativ me Serbinë, është zbuluar vendi më i madh i kultivimit të marihuanës në veri të Kosovës. Në këtë laborator majin e kaluar u gjetën mijëra kërcell kanabisi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni