Bie nga ballkoni prej 12 metrave lartësi, gjashtëvjeçarja shpëtoi mrekullisht falë grumbullit të borës

Një vajzë gjashtëvjeçare që ra nga ballkoni prej 12 metrave lartësi, shpëtoi mrekullisht falë një grumbulli bore në oborr.

Sipas medieve të huaja, pamjet tronditëse tregojnë fëmijën e cila pas incidentit ngrihet dhe kthehet në shtëpi, pavarësisht që pësoi dëmtim të lehtë traumatik në tru.

Sipas raporteve lokale ajo ishte e ‘vetme në shtëpi’.

Ngjarja thuhet se ndodhi të shtunën në mbrëmje derisa temperatura ishte minus 6 gradë Celsius.

Derisa nuk shihet asnjë dëshmitar në video, bëhet e qartë që dikush thirri shërbimet e urgjencës sepse vajza e pa identifikuar raportohet se u dërgua me urgjencë në spital.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme