Biden dhe Xi Jinping bisedë telefonike në mes të tensioneve në rritje mbi Tajvanin

Gjatë bisedës pritet të trajtohen marrëdhëniet SHBA-Kinë, tensionet në Tajvan dhe tregtia

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping zhvilluan sot bisedën e shumëpritur telefonike, e cila pritet të trajtojë një sërë çështjesh, mes të cilave dhe çështjet që tensionojnë marrëdhëniet SHBA-Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ka filluar biseda e pestë telefonike mes liderëve që kur Biden mori detyrën në janar 2021 dhe ajo vjen në mes të marrëdhënieve jashtëzakonisht të tensionuara në lidhje me Tajvanin, ishullin e vetëqeverisur të cilin Kina e konsideron si provincën e saj të shkëputur dhe për të cilën është zotuar ta rikthejë, nëse është e nevojshme edhe me forcë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, pritet të vizitojë ishullin në mes të tensioneve në rritje, ndërkaq, Kina ka paralajmëruar se do të imponojë “pasoja të rënda” të paspecifikuara nëse bën një gjë të tillë. Por Pelosi nuk është kryetarja e parë e Dhomës që do të vizitojë Tajvanin. Në vitin 1997 ishullin e vizitoi Newt Gingrich.

Në udhëtimin e saj të mundshëm Pelosi mund ta shoqërohet nga anëtarë të tjerë të Kongresit, e cila po përshkruhet si një shfaqje e mbështetjes për Taipein.

Përveç Tajvanit, Biden pritet të trajtojë veprimet e Kinës në rajonin më të gjerë të Indo-Paqësorit, mosmarrëveshjet në marrëdhëniet ekonomike SHBA-Kinë, duke përfshirë tarifat amerikane dhe luftën në Ukrainë, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Kjo ka të bëjë me mbajtjen e linjave të komunikimit të hapura me Presidentin e Kinës, një nga marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme që ne kemi jo vetëm në atë rajon, por në mbarë botën, sepse kjo lidhet me shumë gjëra”, deklaroi para gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby të mërkurën.

Kategoritë
BotaLajme