Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se paga minimale në Kosovë duhet jetë 370 euro neto ose 400 euro bruto, shkruan Gazeta inFokus.
Tahiri përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se vendimi i sotëm i qeverisë i cila ka miratuar rritjen e pagës minimale prej 264 euro bruto, është pazotësi për t’iu përgjigjur gjendjes në vend.
“Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto. Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me ju pergjigjë gjendjes së rendë në vend. Në fakt, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”, ka shkruar Tahiri.