Beograd, dhjetëra mijëra qytetarët protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit

Protestuesit theksuan se qytetarët janë të etur për siguri, drejtësi, ndjeshmëri, jetë pa frikë dhe dhunë, si dhe u theksua se protesta nuk është e asnjë individi por e të gjithë qytetarëve të Serbisë

Dhjetëra mijëra qytetarë kanë formuar sonte një “unazë” të madhe rreth Qeverisë së Serbisë, në kuadër të tubimit “Serbia kundër dhunës” në të cilin u kërkua dorëheqja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe dorëheqjen e atyre që janë përgjegjës për dy vrasje masive në fillim të majit, raporton Anatolu.

Protestuesit theksuan se qytetarët janë të etur për siguri, drejtësi, ndjeshmëri, jetë pa frikë dhe dhunë, si dhe u theksua se protesta nuk është e asnjë individi por e të gjithë qytetarëve të Serbisë.

Në shembullin e mitingut të mëparshëm, qytetarët lëshuan në ajër edhe dy pankarta të mbajtura nga balona me helium bardh e zi ku shkruhej “Restart sistemit”.

Në pankarta ishin vizatuar karikaturat e presidentit serb Aleksanadr Vuçiq dhe kreut të Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin, me mesazhin “Vuçiq ik!” dhe “Vulin ik!”.

Qytetarët mbanin edhe figura prej kartoni me uniforma burgu të disa figurave publike, përfshirë Vuçiqit dhe kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq.

Protestuesit paralajmëruan se “protestat do të marrin një formë të re” nëse kërkesat e qytetarëve nuk plotësohen deri në fund të javës së ardhshme.

Protesta e sotme “Serbia kundër dhunës” është mbajtur për të gjashtën herë. Protesta e parë u mbajt më 8 maj.

Kategoritë
LajmeRajoni