“Bëhu mik, e jo ngacmues”, projekti i organizuar nga ojq IDEA mirëpritet nga nxënësit e shkollave fillore në Prizren

Organizata joqeveritare IDEA e cila vepron në qytetin e Prizrenit po vazhdon të realizoj projektin kundër ngacmimeve “Bëhu mik, e jo ngacmues”.

Në kuadër të këtij projekti me punëtoritë e realizuar në shkollat fillore të Prizrenit nxënësit njoftohen për llojet e ngacmimeve dhe me mënyrat e parandalimit të tyre.

Përveç punëtorive në shkolla janë krijuar edhe ekipe nga nxënësit që do të jenë nëdrmjetësues për zgjidhjen e problemeve të ngacmimeve që po janë mjaft të përhapur në shkolla

Koordinatorja e projektit Besë Krasniqi ka thënë se ky projekt është i mirëseardhur nga nxënësit pasi që gjatë punëtorive ata shfaqin edhe interesimin e tyre

“Projekti është shumë produktiv dhe i mirëseardhur për nxënësit të cilët mund të përballen me këto vështirësi,dhe ato mund të ndikojnë negativisht në procesin edukativo-arsimor, andaj çdo informacion i këtij lloji, i ndihmon ata që të mësojnë të mbrojnë të drejtat e tyre si fëmijë në mënyrën e duhur, dhe të fokusohen në arritjet akademike, gjë për të cilën janë në shkollë” tha ajo.

Nga ana tjetër ligjëruesi i këtij projekti Fatmir Mehmeti ka thënë se ngacmimet janë një ndër çështjet që ndikojnë edhe në psikologjin e nxënësve ku mund të kenë pasoja serioze
“Ngacmimi është një fenomen mjaft i rrezikshëm i cili është i përhapur nëpër shkollat tek nxënësit dhe kjo çështje duhet të trajtohet seriozisht pasi që ka një ndikim negativ dhe mund të le pasoja tek nxënësit” tha ai.

Projekti “Bëhu mik, e jo ngacmues” është përkrahur nga ana e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren dhe shkollat që janë përfshirë në këtë project janë përzgjedhur duke u konsultuar me këtë drejtori./Gazetaere


Kategoritë
LajmeTë ndryshme