Bayern Munichi e ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në rrugën e tyre për titullin e radhës të kampionit në Gjermani.
Kampioni në fuqi fitoi sonte në udhëtim kundër Werder Bremenit, në kuadër të javës së 31-të në Bundesligë
Ndeshja e zhvilluar në “Weserstadion” përfundoi me rezultatin 1:2.
Serge Gnabry (62′) dhe Leroy Sane (73′) shënuan golat e fitores për “Bavarezët”.
Niklas Schmidt (87′) e shënoi golin e vetëm për vendasit.
Bayern Munichi pas kësaj fitore ka 65 pikë në krye të tabelës, tani me katër pikë më shumë se Borussia Dortmundi, që ka një ndeshje më pak.
Werder Bremeni ndodhet në pozitën e 12-të me 35 pikë.