Bajrami e LDK-së akuzon Qeverinë për korrupsion me kontrata njëburimore: KEK-u 16 herë negocim me kompaninë e njëjtë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Kompania Energjetike e Kosovës, KEK, ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore me të njëjtën kompani, përcjell Reporteri.net.

“Vazhdon korrupsioni me kontrata njëburimore. Sot, me 3 qershor, 2024 sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Korporta Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore/pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani. Pra negocim direkt 16 herë me kompaninë e njëjtë”, shkroi Bajrami në Facebook.

Ajo ka shkruar se të premten me të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë prej 448 mijë e 251 euro, ndërsa kontrata tjetër që është publikuar sot është në vlerë prej 443 mijë e 638 euro.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi