Avokati serb: Media pro-ruse në Serbi kanë vërshuar me tituj siç ua ka kërkuar Moska

Në Serbi ka nisur një fushatë e mbështetjes së Putinit për Trump, e cila bazohet në emocionet kolektive të krijuara më parë të serbëve. Këtë shqetësim e ka ngritur avokati serb Cedomir Stojkoviq që ishte para pak ditësh në Prekaz dhe u përkul para varrezave të familjes Jashari.

Sipas tij, media pro-ruse në Serbi kanë vërshuar me tituj si “Ka një marrëveshje të fshehtë mes Trump dhe Putinit për të krijuar një Serbi të madhe”.

“Kjo fushatë synon votat e rreth 250,000 – 300,000 serbëve amerikanë në SHBA, të cilët i shohin kufijtë ekzistues të Serbisë si një padrejtësi historike. Tani në SHBA serbët, një pjesë e mirë e sllovakëve, hungarezëve, bullgarëve etj me shtetësi amerikane do të votojë për Trump, sipas planit të Moskës”, thotë ai.

Kategoritë
LajmeRajoni