Automjeti robotik i NASA-s Curiosity tashmë 3.000 ditë ka zbuluar sekrete në Mars

Sipas portalit “Space”, kanë kaluar 3.000 ditë që kur ky automjet zbulimi u ul në sipërfaqen e Planetit të Kuq në vitin 2012.

Automjeti robotik Curiosity i Administratës Kombëtare të Aviacionit dhe Hapësirës (NASA) për 3.000 ditë ka qenë në një mision kërkimor në Mars.

Sipas portalit “Space”, kanë kaluar 3.000 ditë që kur ky automjet zbulimi u ul në sipërfaqen e Planetit të Kuq në vitin 2012.

Me këtë rast, NASA në faqen zyrtare të internetit publikoi foto panoramike të bëra nga rover Curiosity më 18 nëntor të vitit 2020. Fotografitë tregojnë guralecë në zonën e maleve të Mprehta (Mount Sharp), të cilën Curiosity është ngjitur që nga shtatori i vitit 2014.

I lançuar në hapësirë në vitin 2011, Curiosity në kraterin Gale të Marsit u ul në vitin 2012. Automjeti robotik Curiosity, i cili ka qenë në një mision kërkimor për nëntë vjet, ka mbledhur prova të shumta që kanë vërtetuar ekzistencën e elementeve të nevojshme për çdo formë të jetës në Planetin e Kuq.

Curiosity tashmë ka zbuluar gjurmë të mineraleve argjile dhe molekulave organike në Mars. Lënda organike nuk do të thotë domosdoshmërisht jetë, por merr emrin sepse vetë përbërësit janë të nevojshëm për origjinën e jetës.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji