Autobusi përplaset me një makinë në qendër të Tiranës, lëndohen 4 pasagjerë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës.

Policia njofton se një mjet autobus është përplasur me një mjet tjetër, ku për pasojë janë lënduar 4 pasagjerë të urbanit, të cilët janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Tiranë/Informacion paraprak.

Në Qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobuz me një mjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobuz të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Kategoritë
LajmeRajoni