Në Komunën e Prizrenit sot është mbajtur dëgjim publik me qytetarët e kësaj komune për buxhetin e vitit 2023, shkruan Gazeta e Re
Ky dëgjim publik është mbajtur në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në organizim nga anëtarët e komitetit për politikë dhe financa, ku projekt-buxheti i vitit 2023 u është dorëzuar edhe qytetarëve pjesëmarrës në këtë dëgjim.
Është e çuditshme që në këtë projekt-buxhet dy lagjet më të mëdha të Prizrenit ‘’Kurilla’’ dhe ‘’Te Kullat’’ janë injoruar totalisht ku për investime kapitale për këto lagje nuk janë ndarë asnjë cent nga Komuna e Prizrenit.
Për këtë ka reaguar edhe kuvendarja Dafina Alishani ku në postimin e saj ka shprehur pakënaqësitë ndaj planifikimit të këtij buxheti, ‘’ Kaq ka paraparë Komuna e Prizrenit buxhet në investime kapitale për disa lagje në pjesën urbane në Komunën e Prizrenit, Kurilla 0 Euro Te Kullat 0 Euro ‘’ ka shkruar Alishani./Gazetaere
Postimi i plotë
Kaq ka paraparë Komuna e Prizrenit buxhet në investime kapitale për disa lagje në pjesën urbane në Komunën e Prizrenit.
Kurilla 0 Euro
Te Kullat 0 Euro
Po ashtu vlenë të ceket që FSK ja ka bërë vetëm një kërkesë nga ne si Komunë, edhe ate nuk e kanë paraparë, edhe në kërkesën e FSK-së ndahen 0 Euro për një kërkesë bazike që është ujë dhe kanalizim.