Arbitri i finales së Kupës së Botës nxori celularin dhe i mbylli gojën francezëve: Nuk e përmendni këtë

Gjyqtari polak Szymon Marciniak (41), i cili gjykoi ndeshjen finale të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, iu përgjigj kritikave të trengjyrëshve të cilët thanë hapur se kishte dëmtuar kombëtaren e tyre.

Kjo vlen veçanërisht për golin e dytë të Messit, për të cilin francezët pretendojnë se duhej të anulohej, pasi gjatë aksionit, dy rezerva argjentinase dolën në fushë.

Madje L’Equipe e ka vlerësuar me dy, dhe Marciniak nuk ka mbetur imun ndaj sharjeve dhe pas kthimit në vendlindje ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka nxjerrë celularin dhe ka treguar disa foto interesante.

Francezët nuk e përmendin këtë foto”, tha arbitri polak, duke shpjeguar se gjatë gjuajtjes së penalltive nga e cila Mbappe shënoi golin e barazimit, në fushë ishin shtatë lojtarë të pankinës franceze.
Kujtojmë se Argjentina u bë kampione e botës në finalen e lartpërmendur pasi fitoi me penallti. Në rrjedhën e rregullt të takimit ishte 2:2, ndërsa pas kohës shtesë 3:3.

Kategoritë
Sport