Ambasadori turk në takimin me kryetarin Haskuka jep një lajm të mirë për vaksinat turke

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur në takim Ambasadorin turk në Kosovë, Cagri Sakar.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin dhe investimet e Republikës së Turqisë veçantërisht në Prizren ku Haskuka ka shprehur falënderim ambasadorit.

Ambasadori Sakar ka thënë se Turqia do të vazhdojë gjithmonë të jetë pranë Kosovës këtë e ka dëshmuar edhe në kohën më të vështirë të pandemisë

“ Me propozimin e presidentit tonë Rexhep Tajip Erdogan ne kemi dërguar ndihmën e parë në Kosovë ku edhe tash po vazhdojmë të përcjellim gjendjen aktuale në Kosovë dhe dua të them se jemi të gatshëm të ndihmojmë vëllezërit tanë “ tha ai

Nga ana tjetër Sakar ka bërë të ditur se  vaksinat turke do të jenë gati në muajin prill dhe për këtë po vazhdojnë punimet

‘’ Turqia është duke vazhduar punimet për zbulimin e vaksinës anticovid ku me shumë gjasa vaksinat do të jenë gati në muajin prill pasi që do të zbulojmë vaksinat tona atëherë do të shfaqet mundësia që të ndihmojmë Kosovën edhe më shumë‘’ tha Sakar./Gazetaere

Kategoritë
LajmeVendi