Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tokio është tërhequr pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tokio, Goran Çekov është tërhequr nga puna, konfirmoi sot Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup.

Jozyrtarisht, sipas mediave maqedonase, shkak për tërheqjen e ambasadorit Cekov nga Japonia janë akuzat e dy grave me të cilat ka bashkëpunuar për sjellje të pahijshme, përkatësisht ngacmim seksual.

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Japoni është tërhequr me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme “për shkak të rezultateve jo të kënaqshme dhe gjërave që dëmtojnë interesat e shtetit”.

Presidenti Stevo Pendarovski e nënshkroi dekretin për tërheqjen dhe ambasadori Çekov ka pesë ditë kohë për t’u kthyer në Shkup, njoftoi televizioni Telma, përcjellë Agjencia Beta.

Kategoritë
LajmeRajoni