Aktivistët e mjedisit zemëruan shoferët në Berlin: I hodhën në shkurre dhe i tërhoqën zvarrë për flokë

Pasi aktivistët e grupit “Brezi i fundit” bllokuan një nga rrugët në Berlin të premten, shoferë dhe kalimtarë të zemëruar u përpoqën t’i largonin me forcë nga rruga.

Për muaj të tërë, aktivistët mjedisorë kanë zhvilluar një fushatë agresive në të cilën bllokojnë rrugët gjatë periudhave më të ngarkuara dhe shpesh rrinë në rrugë për të bllokuar trafikun për sa më gjatë të jetë e mundur.

Kritikët e tyre theksojnë se krijimi i turmave të mëdha që rezultojnë nga bllokimi i tyre në fakt prodhon gazra shumë më të dëmshëm sesa ndodh zakonisht.

“Brezi i fundit” është një grup aktivistësh i themeluar në fund të vitit 2021, ai bllokoi fillimisht afrimet drejt autostradës në Berlin më 24 janar 2022. Pasuan bllokada thuajse të përditshme me ndërprerje, si dhe demonstrata në muze, stadiume, tubacione nafte apo aeroporte.
Si një masë urgjente kundër “kolapsit të klimës” që po vjen, aktivistët po bëjnë thirrje për një kufizim të shpejtësisë në autostradat gjermane në 100 km/h dhe futjen e përhershme të një bilete prej nëntë eurosh për autobusët dhe trenat.

Kategoritë
LajmeRajoni