Türkiye do të vazhdojë të qëndrojë pranë turqve Ahiska kudo që janë, tha ministri i Jashtëm Çavusoğlu.
Gjithsej 88 turq Ahiska që jetojnë në qytetin ukrainas Kherson janë transferuar në Türkiye nëpërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë me iniciativën e Ministrisë së Jashtme turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
“88 vëllezër dhe motra tanë Ahiska, që ishin bllokuar në qytetin Kherson në Ukrainë, u sollën në vendin tonë përmes Rusisë dhe Gjeorgjisë me iniciativat tona. Mirë se vini në atdheun tuaj!”, shkroi ministri i Jashtëm Mevlüt Çavusoğlu në Twitter.
Türkiye do të vazhdojë të qëndrojë pranë turqve Ahiska kudo që janë, shtoi Çavusoğlu.
Turqit Ahiska, kryesisht të moshuar dhe fëmijë, u nisën nga Khersoni më 31 tetor për të ardhur në Türkiye nëpërmjet Rusisë.
Unioni Botëror i Turqve Ahiska falënderoi gjithashtu Türkiyen për ndihmën e saj.
Turqit Ahiska, të njohur gjithashtu si turq Meskhetian, u dëbuan nga rajoni Meskheti i Gjeorgjisë nga udhëheqësi sovjetik Jozef Stalin në vitin 1944.
Ata gjithashtu u përballën me diskriminim dhe shkelje të të drejtave të njeriut para dhe pas dëbimit sovjetik.