​Tepihu i kuq për Lajçakun

Një grup aktivistësh kanë renditur sot dokumentet mbi një tepih të kuq para hyrjes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në një postim në Facebook duket një tepih i kuq me dokumentet që kosovarët duhet të plotësojnë për të aplikuar për vizë Shëngen, duke i përkujtuar diplomatit sllovak se Kosova është vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza në Bashkimin Evropian.

Lajçak po qëndron për vizitë treditore në Kosovë ku është takuar me liderët politikë në vend, me të cilët ka biseduar për procesin e dialogut me Serbinë.

Kategoritë
LajmeVendi