Politikani i ekstremit të djathtë Matteo Salvini i ka kërkuar Milanit të mos qëndrojë e heshtur pas një gabimi të jashtëzakonshëm të gjyqtarëve në humbjen ndaj Spezia-s.
Incidenti ndodhi gjatë humbjes 2-1 të Milanit në shtëpi nga Spezia në Serie A të hënën në kohën shtesë, transmeton KosovaPress.
Pak përpara se Junior Messias të shënonte për atë që do të kishte qenë rezultati 2-1 për kuqezinjtë, gjyqtari Marco Serra i fryu bilbilit për një faull në buzë të zonës.
Për shkak se arbitri e kishte ndërprerë lojën pa dhënë avantazhin, VAR-i nuk mundi të ndërhynte dhe vendimi i gjyqtarit kryesor mbeti në fuqi.
Përkundër kësaj, lojtarët e Milanit u treguan të sjellshëm, me raportet që thonë se Zlatan Ibrahimovic e ngushëlloi gjyqtarin që shpërtheu në lot më pas, por jo të gjithë janë aq të gatshëm të falin dhe harrojnë këtë rast.
“Arbitri ishte i neveritshëm! Shpresoj që klubi të mos qëndrojë i qetë siç bën










