​KOK-u konfirmon datën e Asamblesë së Punës dhe asaj Zgjedhore

Asambleja e Punës dhe Asambleja Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës do të mbahen me datën 25 mars, konfirmon vetë faqja zyrtare e KOK-ut.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, që u udhëheq nga presidenti Besim Hasani, përcjell KosovaPress.

Në Asamblenë e Punës që u mbajt më 26 dhjetor të vitit 2020 ishte vendosur që Asambleja Zgjedhore të mbahet jo më larg se me datë 31 mars 2021.

Të dy Asambletë do të mbahen në Hotel Emerald, me fillim nga ora 15:00.

Kategoritë
LajmeVendi