​Kamenica vendos që e hënën të jetë ditë pushimi

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se e hëna do të jetë ditë pushimi në të gjitha institucionet e kësaj komune.

Sipas njoftimit, këtë vendim e ka marrë kryetari Qëndron Kastrati për nder të festës së 28 Nëntorit.

“Obligohen të gjitha Drejtoritë Komunale të Komunës së Kamenicës të veprojnë sipas këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi