​Ekzekutohen pagesat shtesë për punonjësit shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagesat shtesë për punëtorët shëndetësorë, bazuar në vendin e Qeverisë, sipas obligimeve të dala nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar dhe terciar, bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës sipas obligimeve nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi