​701 tiketa për mosrespektim të masave anti-covid

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 701 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

Policia po ashtu thotë se ka shqiptuar edhe 1327 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar dhe 25 aksidente me dëme materiale.

Kategoritë
LajmeVendi