​Real Madrid – Atalanta, të rejat e fundit rreth formacioneve

Liga e Kampionëve vazhdon sot edhe me dy ndeshje të tjera të fazës së eliminimit direkt.

Njëra ndër ato është edhe ballafaqimi ndërmjet Real Madridit dhe Atalantës e cila fillon nga ora 21:00, përcjellë KosovaPress.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Italia përfundoi me fitoren e skuadrës së Zinedine Zidane me rezultat minimal 1-0, prandaj gjithçka mbetet e hapur sa i përket skuadrës e cila do të kalojë tutje në këtë garë.

Më poshtë janë formacionet e mundshme të dy skuadrave të cilat pritet të zbresin në fushë për të kërkuar kalimin në fazën tjetër.

Real Madrid: (3-5-2): Courtois; Varane, Ramos, Nacho; Vazquez, Modric, Valverde, Kroos, Mendy; Rodrygo, Benzema

Atalanta: (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, de Roon, Pasalic, Gosens; Ilicic, Pessina; Muriel

Kategoritë
LajmeSport