​Nis raundi i dytë i votimit për president

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka bërë të ditur se do të vazhdojë me raundin e dytë të presidentit të vendit.

Vjosa Osmani mori 69 vota, ndërsa Nasuf Bejta asnjë votë, dhe 12 fletëvotime ishin të pavlefshme në tentimin e tretë të raundit të parë, andaj zgjedhja e presidentit do të tentohet të bëhet në raundin e dytë.

Kategoritë
LajmeVendi