​Moti nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Sipas njoftimit, temp minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

“Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit, kështu që edhe kushtet biometeorologjike paraqiten relativisht të mira për një shtresë të popullatës ndërsa mot i pafavorshëm për një shtresë të popullatës me probleme kronike. Një mot i paqëndrueshëm paraqitet edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme