Zyrtare/ Superkupa e Italisë do të luhet sërish në Arabinë Saudite, formati do të jetë “Final Four”

Tashmë është zyrtare. Superkupa e radhës e Italisë do të luhet sërish në Arabinë Saudite dhe gjithmonë me formatin Final Four.

Domethënë do të jenë katër klube që do të garojnë për trofeun prestigjioz i cili u ngrit në qiell nga Interi edicionin e kaluar. Drita jeshile erdhi pas asamblesë së Lega Serie A që u zhvillua ditën e premte.

Periudha në të cilën do të mbahet ky event është janari i vitit 2025, me dy gjysmëfinale dhe më pas finalen e madhe.

Kategoritë
Sport