Zyrtare: Basketbollisti francez kërkon të largohet, Peja ia plotëson dëshirën edhe pse në kohën e play-offit

Skuadra nga Superliga e Kosovës në basketboll, KB Peja ka mbetur pa një yll në skuadër. Kjo pasi, Sadio Doucoure ka kërkuar të largohet nga klubi edhe pse në një fazë tejet të rëndësishme të sezonit.

Sadio ka kërkuar nga klubi të largohet për arsye personale dhe është lejuar nga drejtuesit pejan.

“Pas kërkesës personale të basketbollistit dhe aprovimit nga klubi, kemi ndarë rrugët me Sadio Doucoure për pjesën e mbetur të sezonit”, shkruhet në njoftim

Kategoritë
Sport