“Zvarritesha nga dhoma në dhomë, doja të vdisja” 28 vjeçarja tregon si humbi 152 kg pasi luftoi depresionin

Amber tregoi asokohe që ushqimi ishte e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll krizat e ankthit dhe episodet e vazhdueshme të depresionit.

Sa herë ju ka ndodhur t’i premtoni vetes që do të humbni ato kilogramët e bezdisshëm që keni marrë që verën e shkuar, e sërish të jeni gjendur përballë pasqyrës me po të njëjtën peshë?

Mos u shqetësoni, u ndodh të gjithave, megjithatë jo të gjitha kanë forcën brenda vetes për t’ia dalë mbanë dhe për të pësuar një shndërrim drastik, si ai i Amber Rachdi, sensacionit më të ri në rrjete sociale, shkruan “Living”.

Ishte vetëm 23 vjeç kur mori pjesë për herë të parë në reality-n e famshëm “My 600-lb Life”, ku edhe rrëfeu problemet e saj me mbipeshën, të cilat kishin nisur qëkur ishte 5 vjeç dhe peshonte plot 70 kilogramë, madje kujton se mjekët I kishin thënë prindërve të saj që rrezikonte të vdiste në moshën 30 vjeç si pasojë e obezitetit, transmeton lajmi.net.

Amber tregoi asokohe që ushqimi ishte e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll krizat e ankthit dhe episodet e vazhdueshme të depresionit.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme