Zemaj nënshkruan kontratat e radhës me specializantët: Askush s’do të diskriminohet

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar kontrata e radhës me specializantët

Gjatë së mërkurës dhe të enjten 166 specializantë do t’i nënshkruajnë kontratat, për të filluar me specializime më 1 shkurt.

Me këtë rast Zemaj ka thënë se këto kontrata po shpërndahen më herët me qëllim që mos të diskriminohet askush.

“E kemi parë të arsyeshme që të bëjmë më herët shpërndarjen e kontratave. E kemi marrë obligim fillimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin”, ka thënë Zemaj.

“Kemi vendosur që askush mos të pret e mos të diskriminohet”.

Kategoritë
LajmeVendi