Zbulohet paga e Kylian Mbappe në Real Madrid

Ditë më parë, Kylian Mbappe njoftoi për largimin e tij nga PSG-ja pa dhënë detaje se në cilin ekip do të kalojë nga sezoni i ardhshëm, por pritet që futbollisti të bëhet pjesë e Real Madridit.

Ndonëse ky transferim nuk është konfirmuar zyrtarisht, spekulimet vazhdojnë dhe ajo që po merr më shumë vëmendje është paga që Mbappe do të ketë

Detaje ka dhënë Fabrizio Romano në podkastin e “Mics”.

“Ajo që kam dëgjuar është se paga e tij do të jetë diçka rreth 25 milionë euro [27 milionë dollarë] neto në sezon”, bëri të ditur Mbappe.

Derisa, bëri të ditur se tarifa e nënshkrimit do të jetë mbi 100 milion euro në 5 vjet.

Kategoritë
LajmeSport