Arda Guler është nisur për në Madrid. Supertalenti turk është parë sot në aeroportin e Stambollit duke marrë rrugën për kryeqytetin spanjoll.
Pesë policë janë përkujdesur për sigurinë e tij.
Shumë gazetarë tentuan të merrnin një prononcim nga futbollisti, por që ka qenë e pamundur për shkak të sigurisë.
Guler i ka kushtuar Real Madridit 21 milionë euro. Prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme./Indeksonline/















