Yakin: Jam i lumtur që nesër do të jenë shumë tifozë kosovarë në stadium

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka thënë se është i lumtur që do të ketë nesër tifozë kosovarë në stadium.

Megjithëse, Yakin kërkoi mbështetje të madhe nga tifozët helvetikë.

“Jam i lumtur që nesër do të jenë shumë tifozë kosovarë në stadium. Pavarësisht, ne shpresojmë se do të ketë mbështetje të madhe nga fansat tonë”, theksoi Yakin.

Kategoritë
LajmeSport