Xhaka për përvjetorin e 16 të pavarësisë: Gëzuar Pavarësinë Kosovë

Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë.

Me rastin e kësaj dite të veçantë, një mesazh urimi nuk ka munguar as nga ylli i futbollit, Granit Xhaka.

“Gëzuar Pavarësinë, Kosovës! Urime për këtë ditë të shënuar, një moment historik dhe krenar për të gjithë qytetarët e Kosovës. Le të jetë ky një vit i mbushur me paqe, progres dhe hapa të mëdhenj drejt përparimit dhe integrimit në arenën ndërkombëtare”, shkroi mesfushori i Bayer Leverkusenit.

Në urimin e Xhakës nuk mungoi edhe flamuri i Kosovës, si dhe një zemër afër tij.

Kategoritë
Sport