Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se beson se në dialogun me Prishtinën “nuk jemi larg” nga arritja e mundshme e “ndonjë marrëveshjeje” për personat e zhdukur apo energjinë.
“Nëse do të ketë, ne jemi gati ta vazhdojmë atë dialog”, u tha Vuçiç gazetarëve në Bratislavë, ku mori pjesë në forumin GLOBSEC 2022.
Me rastin e vazhdimit të dialogut me Prishtinën, ai vlerësoi se “askush nuk dëshiron konflikte plotësisht të ngrira dhe mundësinë që dikush t’i shkrijë ato konflikte”.
Vuçiq përsëriti se pyetja kryesore që ai takoi në atë forum ishte se kur Serbia do të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe pse nuk e kishte bërë këtë.

















