Vdes në aksident lojtari 26-vjeçar hungarez, po kthehej nga ndeshja ku shënoi gol

Këtë të diel, lajmi i rëndë përshkoi të gjithë rajonin.

Futbollisti i ri hungarez, ish-përfaqësues i atij vendi në kategoritë më të reja, Marko Varga, ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, përjcell lajmi.net.

Ngjarja ka ndodhur në Austri, në autostradën A1 Perëndimore, mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave vendase, Varga po kthehet nga një ndeshje ku luajti për skuadrën e tij, ASKO nga Linz. Në atë ndeshje shënues ishte edhe Varga.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur kur shoferi i furgonit nga drejtimi i kundërt është përplasur me veturën e tij me shpejtësi të madhe. Ambulanca tentoi ta ringjallte, por 26-vjeçari fatkeq nuk ia doli.

“Nuk di çfarë të them në këtë moment. Ende nuk mund ta besoj se çfarë ka ndodhur”, u shprehën nga klubi.

Varga është një ish-futbollist i Honved, Puskas Academy dhe Videoton dhe në karrierën e tij ka veshur fanellën e kombëtareve të reja hungareze

Kategoritë
LajmeSport