Është përcjellë për në banesën e fundit 19-vjeçari Musaen Zeneli i cili humbi jetën në ditën e parë të punës në masakrën e ndodhur në Velipojë.
Atij i është dhënë lamtumira e fundit sipas ritualeve fetare myslimane.
19 vjeçari Musaen Zeneli ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë. Prej muajsh ai mundohej të mbante familjen. Jetonte vetëm me nënën, pasi babain e kishte humbur. Ai u mbyt në lumin Drin dhe prej asaj kohe duhej të përkujdesej për nënën.