United nuk po shet fanellën e një prej përforcimeve më të shtrenjta ndonjëherë, arsyeja është absurde

Të gjithë janë të çmendur pas Rasmus Højlund në Manchester United, por shumë tifozë u zhgënjyen nga mungesa e fanellës së yllit të ri të Djajve të Kuq në dyqanet zyrtare të tifozëve të klubit dhe arsyeja është më se e çuditshme.

Pavarësisht kërkesës së madhe për fanellat e ish-lojtarit të Atalantas, një prej transfertave më të shtrenjta të merkatos së verës, Manchester United nuk ka arritur të printojë emrin e tij në fanella.

Arsyeja? Mungesa e shkronjës “Ø”, e pranishme në alfabetin danez. Prandaj klubi vendosi të priste që fanellat me emrin origjinal të mbërrinin në dyqane, në vend që të shkruante emrin ashtu siç bëjnë shumica. (Hojlund).

Është një humbje e madhe ekonomike për klubin, i cili duhet të përballet edhe me pakënaqësinë e tifozëve, raporton Corriere dello Sport.

Kujtojmë se ish-sulmuesi i Atalantas kaloi te Manchester United në fillim të gushtit në një transfertë prej 75 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse dhe debutoi në ndeshjen e fundit kundër Arsenalit ku Mançesteri u mund 3: 1./Gazeta e Re

Kategoritë
Sport