Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) po shqyrton futjen e një wild card, pra një ftesë speciale që do të ishte e vlefshme në Champions League, shkruan Calciomercato italiane.
Domethënë, me një wild card, UEFA do të lejonte klube nga jashtë Evropës të konkurrojnë në garën elitare të futbollit.
Sigurisht që në atë rast më së shumti do të përfitonin klubet nga Arabia Saudite, të cilat këtë verë po sjellin yje të shumtë për para të mëdha.
UEFA consider to give teams from Saudi Arabia a wild card to play in the european champions league.
😬
[Calcio Mercato] https://t.co/jnTPwdRlX1— TheNapoliLad 🏆🇮🇹 (@TheNapoliLad) July 17, 2023
Për kujtesë, UEFA po ndryshon të gjithë formatin e Ligës së Kampionëve nga viti 2024 dhe në vend të 32 skuadrave do të marrin pjesë 36.
Në vend të ndarjes së mëparshme në tetë grupe me nga katër klube, të gjitha klubet do të jenë në një grup prej 36 skuadrash dhe shorti do të vendosë se kush me kë luan.
Sipas rregullave të reja, tetë të parat e tabelës do të kalojnë direkt në fazën e 16-të dhe 16 skuadrat e ardhshme do të garojnë në play-off për tetë vendet e mbetura në këtë fazë.
Calciomercato shkruan se UEFA dëshiron të bëjë gjithçka për të ruajtur popullaritetin e Ligës së Kampionëve dhe ata besojnë se këtë do ta arrinin duke ftuar klube, të themi, nga Arabia Saudite, ku janë tani yje si Cristiano Ronaldo apo Karim Benzema.














